image Rohde: Shpallja e pavarësisë së Kosovës një storie suksesi - Gjermania do të mbetet ndër aleatët më të afërt

Politikë

Rohde: Shpallja e pavarësisë së Kosovës një storie suksesi – Gjermania do të mbetet ndër aleatët më të afërt

news image

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka shkruar me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës dhe fillimit të vendosjes së misionit të NATO-s.

Diplomati gjerman ka kujtuar fjalët e ish-sekretarit britanik të NATO-s, George Robertson, i cili kishte thënë se qëllimi i ndërhyrjes së NATO-s ka qenë largimi i forcave të Millosheviqit, hyrja e NATO-s dhe kthimi i refugjatëve.

“Misioni ishte kompletuar”, citon Rohde fjalët e thëna nga Robertson më 1999.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është një storie suksesi”, ka shkruar Rohde.

Në fund ambasadori gjerman ka shkruar se Gjermania është dhe mbetet një na aleatët më të afërt të Kosovës.

/GazetaSinjali/