image Rohde: Qeveria e re gjermane do të përkushtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Politikë

Rohde: Qeveria e re gjermane do të përkushtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

news image

Tri forca politike në Gjermani Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan të mërkurën arritjen e një koalicioni qeverisës.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka treguar se ky koalicion do të përkushtohet për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe për dialogun me Serbinë.

 “Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Rohde në Twitter.

/GazetaSinjali/