image Rohde për dështimin e 19-të në zgjedhjen e kryeparlamentarit: Rekord i keq botëror

Politikë

Rohde për dështimin e 19-të në zgjedhjen e kryeparlamentarit: Rekord i keq botëror

news image

Ambasadori gjerman, Jorn Rode, e quajti jo të mirë për reputacionin e Kosovës ngërçin aktual politik si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme për të konstituuar Kuvendin.

Gjatë një interviste në “Rubikon”, Rohde e quajti “rekord të keq botërore” dështimin e 19-të.

“Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është me rëndësi. Nuk është e mirë për Kosovën e as reputacionin e saj, sepse më duket mua që është rekord i keq botëror që për 19 herë të mos zgjedhjet kryetari”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit

/GazetaSinjali/