image Rohde: Parashihen dëme shqetësuese për ekonominë e Kosovës, të deeskalohet situata

Politikë

Rohde: Parashihen dëme shqetësuese për ekonominë e Kosovës, të deeskalohet situata

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për dëmet në perspektiven ekonomike të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka paraqitur përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ka shpërndarë njoftimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare se kompani e investitorë potencialë kanë rritur ankesat dhe shqetësimet e tyre pas zhvillimeve të fundit në veri.

“Dëmet shqetësuese për perspektivën ekonomike të Kosovës janë tashmë në horizont, duke dëmtuar reputacionin dhe potencialin e saj edhe përballë komunitetit të biznesit. E ripërsërisim këtë thirrje nga Shoqata Gjermano-Kosovare e Bizneseve për deeskalim të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Ndryshe, OEGJK ka ngritur shqetësimin se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë dhe mund të ndërpresin aktivitetet ekzistuese për arsye të paëndërueshmërisë politike.

“Anëtarët e OEGJK-së janë të shqetësuar se kompanitë gjermane mund të heqin dorë nga investimet në Kosovë, ose të ndërpresin aktivitetet ekzistuese. Lajmet për paqëndrueshmëri politike dëmtojnë besimin e klientëve dhe investitorëve gjermanë në mënyrë të konsiderueshme. Kjo ndikon negativisht në marrëdhëniet ekonomike gjermano-kosovare dhe i shkakton dëm Kosovës, si lokacion për investime dhe biznes”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/