Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për takimin e saj me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Ai ka thënë se do të vazhdojë partneriteti i Gjermanisë me Kosovën.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, ka shkruar Rohde.
Në takimin që pati me Baerbockun, Osmani tha se e informoi atë se procesi i integrimit të serbvë po pengohet nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.