Roger Federer lindi në Binningen afër Bazelit në Zvicër, më 8 gusht të vitit 1981, nga babai Robert Federer dhe e ëma Linet Durand, kështu që Federer gjithashtu ka shtetësi të Afrikës së Jugut.
Federer ka një motër dy vjet më të madhe, e quajtur Diana.
U rrit në qytetin e vogël Munchenstein, afër Bazelit në kufi me Francën dhe Gjermaninë. Aktualisht jeton në Bottmingen. Është i martuar dhe jeton me gruan e tij çeke, Miroslava (Vavrinec). Më 23 korrik 2009, çiftit Federer u linden binjaket, Charlene Riva dhe Myla Rose dhe më 6 maj 2014, fituan çiftin tjetër binjak, këtë herë djem, të cilët i quajtën Leo dhe Lennart (Lenny).
Federer flet gjermanishten zvicerane si gjuhë e tij amtare dhe, natyrisht, gjermanishten standarde, flet rrjedhshëm anglisht dhe frangjisht, ndërsa pjesërisht flet italisht dhe suedisht.
Federer filloi të luante tenis në moshën gjashtë vjeçare, por ka luajtur edhe futboll deri në moshën 12 vjeçare, atëherë kur edhe vendosi t’i përkushtohej tërësisht tenisit. Ai u stërvit me një trajner privat në Lozanë. Në moshën 14 vjeç, ai u bë fituesi i konkursit shtetëror të tenisit për të rinj dhe u zgjodh të stërvitej në Qendrën Kombëtare të Tenisit Zviceran në Ecublens. Federer luajti si junior deri në vitin 1998, kur fitoi Wimbledon junior dhe prestigjozen Orange Bowl.
Hobi i tij është golfi, loja me letra, muzika dhe skijimi. Gjithashtu pëlqen të lexojë revista si Vogue dhe Top Gear, është tifoz i klubit futbollistik Basel, dhe gjithashtu simpatizon Arsenalin, Liverpoolin dhe Romën. Modelet e tij në tenis dhe në jetë janë Boris Becker, Stefan Edberg, Michael Jordan dhe Nelson Mandela.
Roger Federer nga 2 shkurti 2004 e deri më 17 gusht të viti 2008 ka qenë reketi i parë në botë me rekord 237 javë të njëpasnjëshme. Aktualisht Federer është renditur Nr. 5 në botë nga Shoqata e Profesionistëve të Tenisit (ATP).
Ka fituar 20 Grand Slam tituj teke për meshkuj, një rekord i të gjitha kohërave i ndarë me Rafael Nadal. Federer ka qenë Nr. 1 në renditjen e ATP një rekord total prej 310 javësh, dhe ka përfunduar si Nr. 1 i fundvitit, pesë herë. Federer ka fituar 103 ATP tituj teke, i dyti për të gjitha kohërat pas Jimmy Connors dhe duke përfshirë një rekord gjashtë finale të ATP.
Finalja që mbahet mend është ajo e Wimbledonit mes Federer dhe Nadal në finalen e vitit 2008, e cila zgjati më shumë se 5 orë dhe përfundoi me rezultat 3:2 sa i përket seteve. Roger Federer poashtu është fitues në Wimbledon në vitin 2009, ku në finale e mundi tenistin amerikan Rodick me 3:2. Kjo ishte fitorja e tij e gjashtë në këtë turnir duke e tejkaluar Pet Samprasin i cili ka fituar 5 herë. Ka një bilans impresiv të fitoreve 1202-263 (82.05%), ka fituar 101 ATP tituj. Vlera në para e fituar në turnire nga Roger Federer është 123,632,204 €.
Federeri ka fituar 20 tituj teke për meshkuj në Grand Slam turnire, nga të cilët 8 në Wimbledon (2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2009, 2012, 2017), 5 US Open (2004, 2005, 2006, 2007, 2008), 6 Australian Open (2004, 2006, 2007, 2010, 2017, 2018), 1 French Open (2009).
Roger Federer po ashtu njihet si një humanitar i madh. Në vitin 2003, ai dhe nëna e tij themeluan “Fondacionin Roger Federer”, i cili ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara dhe promovon sportet. Në 2005, ai nxori në ankand reketin e tij nga US Open 2005 për të ndihmuar viktimat e uraganit ‘Katrina’. Ai ka dhuruar shumë sende me nënshkrimin e tij për organizata të ndryshme humanitare. Gjatë Masterit në Indian Wells në 2005, ai organizoi një ndeshje ekzibicioniste të quajtur Rally for Relief, e cila u ndoq nga disa prej tenistëve më të mirë në botë dhe të gjitha të ardhurat u dhuruan për të ndihmuar viktimat e cunamit të Oqeanit Indian në 2004. Që nga ajo kohë, ai ka vizituar Afrikën e Jugut dhe Tamil Nada, shteti indian më i prekur nga cunami. Ai u emërua ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF në prill 2006.
Federer gjithashtu u shfaq në mesazhet publike të UNICEF-it që synonin rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për AIDS-in. Duke reaguar ndaj tërmetit në Haiti në 2010 dhe në bashkëpunim me Nadal, Gjokoviq, Roddick, Hewitt, Kim Clijsters, Serena Williams dhe Samantha Stosur, të cilët hoqën dorë nga dita e fundit e përgatitjeve për Australian Open 2010, ai organizoi një tjetër ngjarje bamirësie të veçantë, Hit for Haiti, të ardhurat e të cilëve u dhuruan viktimave të tërmetit. Forumi Ekonomik Botëror e emëroi atë Udhëheqësin e Ri Global për vitin 2010 si njohje të lidershipit, arritjeve dhe kontributit të tij në shoqëri.
Një vit më vonë, më 16 janar 2011, ai ishte organizatori dhe pjesëmarrësi në një tjetër ngjarje të ngjashme, të ardhurat e së cilës u dhuruan viktimave të përmbytjeve 2010-2011 në Queensland.
Federer ka një stil loje shumë interesante. Karakteristikat kryesore të mënyrës së tij të lojës janë një stil shumë i ndryshueshëm, përshtatje shumë e shpejtë me stilin e kundërshtarit, goditje shumë të ndryshme, paraqitje më të shpeshta në rrjet dhe servim shumë i mirë. Roger është ndër të paktët tenistë që di të luajë shumë mirë në të gjitha sipërfaqet.
Ai u karakterizua nga legjenda amerikane e tenisit Jimmy Connors me një fjali shumë të thjeshtë:
“Në epokën e profesionistëve të tenisit, ju jeni ose një specialist në fusha dheu ose fusha bari ose betoni … ose jeni Roger Federer”.
Autor i shkrimit: Lis Gorani