Artisti i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu sot feston ditëlindjen, e këngëtari e dëshmon më së miri se vitet janë vetëm numër, shkruan Gazeta Sinjali.
Sot Sabriu feston 73-vjetorin e lindjes, duke qenë i mbushur me energji, pozitivitet, stil e zë.
Sabriu është ndër të vetmit artist që i mbijetoi kohës, duke qenë unik e i veçantë me muzikën e tij.
Kurse, kënga e kolegut të tij, Ismet Pejës “Robi plaket kur don vetë” i përshtatet shumë mirë Sabriut, e këtë e dëshmon puna e tij e palodhshme dhe albumi që po sjellë artisti.
Para pak muajsh, ai mbajti një koncert falas për të gjithë popullin e tij gjatë kohës së pandemisë, e në korrik publikoi projektin e tij më të ri muzikor të realizuar me videoklip, që mban titullin “Edhe një herë”.
Edhe 100 vite, Axha Sabri! /Gazeta Sinjali/