Trajneri i njohur, Roberto Martinez ka pranuar që të vazhdoj kontratën me kombëtaren e Belgjikës.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Federata Belge por, sipas mediave në Belgjikë kjo është punë e kryer, transmeton Gazeta Sinjali.
Kontrata e tij do të përfundonte pas Kampionatit Evropian këtë vit, por për shkak të koronavirusit kalendari i garave ka ndryshuar.
Prandaj, Martinez pritet që të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare./Gazeta Sinjali/