Aktori i njohur amerikan Robert De Niro, e ka bërë simbolin e shqiponjës përkrah aktorit të njohur shqiptar Blerim Destani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Destani, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Shqiponja me Robert De Niron në sheshin e xhirimeve të “Comeback Trail”, njëri prej momenteve më të mira të karrierës time”, ka shkruar Blerim Destani në gjuhën angleze.
Destani do të luajë në këtë film përkrah De Niros dhe aktorit gjithashtu të njohur me famë botërore, Tommy Lee Jones.
Kujtojmë se Blerim Destani paraprakisht ishte pjesë e filmit “The Poison Rose”, ku luajtën aktorët e njohur si John Travolta e Morgan Freeman./Gazeta Sinjali/