Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë seancës në Kuvend ka deklaruar se Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirë në rajon.
Sipas saj, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë.
“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme. Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, tha Rizvanolli.