image Rizvanolli kërkon votën e deputetëve për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me rrymë

Politikë

Rizvanolli kërkon votën e deputetëve për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me rrymë

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancë të jashtëzakonshme po shqyrtojnë vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët miratimin e vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente.

“Për herë të parë shpalljen masave emergjente Qeveria e ka kërkuar në gusht. Meqë situata me energji nuk është përmirësuar qeveria ka marrë vendim për zgjatje edhe dy herë nga 30 ditë”, tha Rizvanolli.

Ministrja më tej theksoi se Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e sërishme të masave. Duke marrë parasysh krizën energjetike në Evropë, Qeveria i kërkon Kuvendit zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

/GazetaSinjali/