Grupi i njohur “Ritmi i Rrugës” janë bërë bashkë, por jo për t’u rikthyer si grup,shkruan Gazeta Sinjali.
Në postimin e fundit, Memli Krasniqi ka uruar mikun e tij Arbër Recin, me një fotografi të re në Instastory.
Imazhi i cili tregon bashkë të dy ish-anëtarët dhe themeluesit e grupit të dikurshëm, ka një urim mbi të
“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar Memli për Arbrin.
Ritmi i Rrugës nuk ekziston më si grup, pasi Krasniqi dhe Reci shumë vite më parë hoqën dorë përfundimisht nga muzika për të vazhduar me profesione të tjera. /GazetaSinjali/