image “Rithemelojmë PD-në”, Berisha: Kërkoj bashkimin e demokratëve

Shqipëri

“Rithemelojmë PD-në”, Berisha: Kërkoj bashkimin e demokratëve

news image

Në ditën e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha shpalli rithemelimin e saj.

Para delegatëve dhe mbështetësve të Kuvendit të 11 dhjetorit, Berisha rikujtoi se forca që solli demokracinë në Shqipëri rrezikoi ekzistencën e saj.
Përgjegjës për këtë situatë Berisha bën Lulzim Bashën, për të cilin thotë se mendoi vetëm për veten e tij.

Fjalë të ashpra kishte edhe për ambasadoren amerikane. Me bindjen se nuk ka asnjë provë për akuzat që ngrihen, kishte një kërkesë edhe për Departamentin e Shtetit, raporton A2.

Në mbyllje të fjalës së tij, lideri historik i demokratëve kërkoi bashkimin e partisë, duke lënë derën hapur për këdo ka hezituar t’i dalë në krahë gjatë këtyre muajve./GazetaSinjali/