image Rita Ora shkëlqen gjatë Javës së Modës në Milano

Muzikë

Foto/ Rita Ora shkëlqen gjatë Javës së Modës në Milano

news image

Dje në Milano është mbajtur mbrëmja gala e “amfAR”, ku si fokus kryesor qëndron mbledhja e donacioneve për kauzën që ata përfaqësojnë.

Në këtë eveniment madhështor mblidhen personazhe të famshme nga e gjithë bota dhe këtë herë nuk munguan as VIP-at shqiptarë.

Nga emrat e njohur me famë ndërkombëtare të pranishëm në këtë eveniment ishte dhe Rita Ora, e ftuar speciale për të dhuruar një performancë.

Artistja shqiptare dukej mahnitëse në mbrëmjen e amfAR të mbajtur në Palazzo Mezzanotte gjatë Javës së Modës në Milano.

Krijuesja e hitit “Anywhere”, zgjodhi një fustan të bardhë më të veçantë me xhevahir, teksa nuk diskutohet se rrëmbeu gjithë vëmendjen e të ftuarve.

Rita po ashtu shkëlqeu edhe gjatë interpretimit të disa prej hiteve të saj, si “Lonely Together”, “Medley”, “Let you love me” etj.