Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, vazhdojnë të jenë një ndër çiftet më të dashura të showbizit, duke dëshmuar se lidhja e tyre është më e fortë se kurrë.
Pas gjashtë vitesh miqësi, çifti e kurorëzoi dashurinë në martesë në vitin 2022. Tre vite më vonë, këngëtarja 34-vjeçare ka ndarë arsyet pse marrëdhënia e tyre funksionon kaq mirë.
“Mendoj se çelësi është respekti dhe mbështetja e ndërsjellë – pavarësisht projekteve apo karrierave të ndara që kemi. Të dish të ruash hapësirën e njëri-tjetrit dhe të jesh aty si mbështetje – kjo është shumë e rëndësishme,” – tha Rita për People, gjatë një performance në eventin The Hill në Brooklyn Bridge Park, organizuar në kuadër të Wimbledon më 11 korrik.
Ajo shtoi se baza e kësaj martese është miqësia: “Të jesh i martuar me shokun më të mirë është diçka fantastike”.
Në një intervistë të mëparshme për emisionin Live with Kelly & Mark, Rita zbuloi me humor se ishte ajo që e bëri hapin e madh, duke i propozuar Taikës për martesë: “E surprizova partnerin tim. Ishte momenti im i fuqisë si grua. Dhe po, unë ia kërkova dorën!”. Ndërsa regjisori 49-vjeçar reagoi me një përgjigje spontane: “Ma ktheu me një të qeshur dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Ngrihu menjëherë! Sigurisht që po!’”
Përveç jetës private, Rita foli edhe për projektin e saj të ri muzikor. Kënga “Heat” është pararendëse e albumit të katërt të saj në studio dhe vjen me një frymë të re artistike.
“E gjithë tema e këtij albumi është drejtpërdrejtësia – të jem e qartë me mesazhin tim, të heq çdo shtresë të panevojshme nga produksioni, dhe të rikthehem tek thelbi im,” – tha ajo.
Duke komentuar për atmosferën verore dhe energjinë pozitive të këngës, Rita tregoi se bashkëpunimi me artistin Troye Sivan ishte thellësisht frymëzues: “E admiroj shumë seksualitetin e tij dhe mënyrën si e feston atë. Më frymëzoi të bëj të njëjtën gjë për veten time si grua – të rikthehem tek sensualiteti, feminiteti, dhe trupi im. Kjo këngë mishëron saktësisht këtë ndjesi”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!