image Rita Ora në lavanderi për klipin e ri, së shpejti kënga “Ask And You Shall Receive”

Bota e Yjeve

Rita Ora në lavanderi për klipin e ri, së shpejti kënga “Ask And You Shall Receive”

news image

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, për projektin e saj të ardhshëm duket se ka përzgjedhur një videoklip pak më ndryshe se sa herët e kaluara, kështu së paku duket në një pjesë të prapaskenave të xhirimeve  që ka ndarë që është treguar një pjesë e xhiruar në një lavanderi.

Këngëtarja ka bërë të ditur se më 31 maj do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ask And You Shall Receive”.

Ndarja e një videoje të re në Instagram, e cila nxori në dritë një pjesë të prapaskenave të xhirimeve të klipit të ri, ka krijuar një atmosferë të madhe pritjeje dhe kurioziteti te publiku.

Publikimi i këngës “Ask And You Shall Receive” vjen pas përfundimit të spektaklit televiziv “The Masked Singer US” ku ishte pjesë e jurisë.

/GazetaSinjali/