image Rita Ora ndan disa nga momentet më të lumtura që shijoi me bashkëshortin këtë verë - FOTO

Bota e Yjeve

Rita Ora ndan disa nga momentet më të lumtura që shijoi me bashkëshortin këtë verë – FOTO

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi disa fotografi në Instagram, duke ofruar një vështrim të veçantë në jetën e saj personale dhe artistike.

Në shumicën e këtyre fotografive, Ora shihet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori dhe aktori i njohur, Taika Waititi.

Çifti ka qenë së fundmi pjesë e disa festivaleve ndërkombëtare, ku Rita ka performuar dhe ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga këto eksperienca.

Në një nga mbishkrimet e këtyre fotografive, Rita Ora shkroi: “Vjen një moment kur dikush prej nesh duhet të jetë “i keqi”….përreth botës në 24 orë.”, duke reflektuar në ritmin e shpejtë të jetës së tyre ndërsa udhëtojnë dhe punojnë së bashku në skenat e mëdha të muzikës botërore.

Fotografitë ofrojnë një vështrim nga prapaskenat e festivaleve ku Ora ka performuar së fundmi, përfshirë “LoveStream Festival” në Bratislavë, Sllovaki, dhe “Centrul de Proiecte”, Rumani.

Këto momente të kapura përmes objektivit të kamerës tregojnë jo vetëm përkushtimin e saj ndaj muzikës, por edhe lidhjen e ngushtë me bashkëshortin e saj.

Rita Ora vazhdon të inspirojë me muzikën e saj dhe të impresionojë me përkushtimin e saj ndaj artit dhe familjes, duke mbetur një nga figurat më të dashura në skenën ndërkombëtare.

/GazetaSinjali/