image Rita Ora mahnitet nga pritja në Korenë e Jugut

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rita Ora mahnitet nga pritja në Korenë e Jugut

news image

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Rita Ora  ka arritur në Korenë e Jugut në kuadër të turneut të saj muzikor në Azi.

Ylli botëror i muzikës atje është pritur nga një grup fansash, të cilët dëshironin fotografi me të dhe autografe.

Më të arritur në Seul, motra e saj, Elena, publikoi pamje nga aeroporti.

Për ndryshe, ani pse kishte rrugë të gjatë, Rita dukej ende në formë të mirë dhe e lumtur që pa fansat teksa po e prisnin në aeroport.

Më herët, Rita Ora për disa ditë me radhë pushoi në plazhet e Spanjës, për të vazhduar më tej me turneun e koncerteve nëpër botë. /Sinjali/