Shumë shpejt “The Voice of Australia” do të nisë rrugëtimin dhe mes trajnerëve është edhe artistja shqiptare, Rita Ora. Së fundmi, spektakli i famshëm ka publikuar promon dhe Rita i ka mahnitur të gjithë me përzgjedhjen e veshjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Përkrah Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastain, Rita shkëlqen e veshur me një fustan të verdhë, i cili i nxjerrë në pah format perfekte trupore.
“Australia!!! Mezi pres që të shihni The Voice 2021! Xhirimi i kësaj pjese së bashku me trajnerët e tjerë ishte shumë speciale”, shkroi Rita në një postim në Instagram.
Kujtojmë se Rita Ora po përflitet prej kohësh për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi.
Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës.
Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”. /Gazeta Sinjali/