image Rita Ora dyfishon pasurinë, nga 4.9 milionë në 10.2 milionë në një vit

Showbiz/ Rita Ora dyfishon pasurinë, nga 4.9 milionë në 10.2 milionë në një vit

news image

Pasuria e Rita Ora është dyfishuar për vetëm 12 muaj në 10.2 milionë falë një prurjes fitimprurëse të muzikës, marrëveshjeve reklamuese dhe investimeve në pronë.

Krijuesja e hitit “Girls”, 29 vjeçe, fitoi 5.3 milionë funte gjatë vitit 2019 përmes tri kompanive të saj: Rora Properties, Ora Multi-services dhe Ora Live.

Ajo gjithashtu rriti fitimet prej 4.9 milionë dollarë që nga janari i kaluar duke marrë pjesë në marrëveshje të ndryshme reklamash, duke përfshirë marrëveshjet me: “Coca-Cola”, “Rimmel” dhe “Adidas”.

Rita bleu një rezidencë në vlerë prej 1.5 milion dollarësh për prindërit e saj në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë në muajin maj, njoftoi The Sun.

Dhe nuk ishte hera e parë që Rita u dhuroi prindërve të saj një pronë. Ajo zbuloi në vitin 2014 që u kishte dhuruar prindërve të saj një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi, në vlerë 1.3 milion milion funte, e cila ndodhet në Londrën Veriore.

Rita kishte thënë në një intervistë për Radio Free shumë vite më parë: ‘Unë mendoj se kam përfunduar duke u dhënë shtëpinë prindërve të mi, në të vërtetë. Ata kanë nevojë për të më shumë se unë. Unë kurrë nuk jam vërtet në të njëjtin vend”.

“Jam rikthyer në shesh, por të paktën prindërit e mi kanë një vend”, kishte thënë Ora.

Rita ka folur më parë për borxhin dhe gjithçka çfarë kanë hequr prindërit e saj, të cilët erdhën në Britani të Madhe si refugjatë nga Kosova.

Ata kursyen që Rita të mund të ndiqte shkollën e teatrit “Sylvia Young” si një adoleshente, ndonëse ajo u rebelua pak në kohën kur mamaja e saj, Vera luftoi me kancerin e gjirit – megjithatë tani ajo është duke punuar për t’i paguar ata për bujarinë e tyre .

Duke folur për Evening Standard për fëmijërinë e saj, Rita tha: “Ne jetuam në Earls Court, në Rrugën e Vjetër të Bromptonit. Një dhomë për të katër ne, motra ime [Elena] më bezdiste duke bërë detyrat e saj kur unë isha duke provuar të flija”.

Vëllai i saj Don ka lindur në vitin 1998 dhe familja u transferua në Veri në Kensal Rise, kur babai i saj bleu pijetoren e “Queen Arms” në Kilburn.

Sipas gazetës, prindërit e Ritës kanë punuar shumë për të arritur ato që kanë, duke kujtuar nënën e saj e cila duhej të kryente doktoratën, ndërkohë që natën punonte si kamariere-ndihmëse në pijetoren e burrit të sak; ajo tani punon si një psikiatre për NHS.

Rita më vonë ndoqi shkollën prestigjioze “Sylvia Young Theatre School”.

Fillet e saj në muzikë kanë të bëjnë me interpretimet e saj në pijetoren e të atit. Ishte rreth kësaj kohe, kur Rita ishte 15 vjeçe, nëna e saj u godit nga kanceri i gjirit. Rita ndaloi së shkuari në shkollë për të mbështetur nënën e saj, e cila arriti të shërohej.

Por suksesin më të madh e arriti falë njohjes me producentin Jay-Z.

Jay-Z u njoh me Rita Orën përmes menaxherit të saj, Sarah Stennett, i cili gjithashtu numëron Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard në mesin e listës së talenteve që i menaxhon.

Ajo u nënshkroi kontratë me label-in “Roc Nation” brenda 48 orësh pasi ia tregoi talentin Jay-Z në dhjetor të vitit 2009.

Rita u bë e njohur në vitin 2012 me hitet si “Hot Right Now” dhe “R.I.P”.

Talenti i saj mori vulë kur ajo u nominua për tri çmime në “BRIT Awards 2013” – në atë që njihet si ngjarja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar./Gazeta Sinjali/