image Rishikimi i buxhetit kalon në Komisionin për Integrim Evropian

Financa

Rishikimi i buxhetit kalon në Komisionin për Integrim Evropian

news image

Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar mëherët këtë projektligj, ndonëse ai më pastaj nuk ka kaluar Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Deputetë nga opozita e kanë kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve, derisa shtoi se si subjekt politik nuk do ta mbështesin me votë.

Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj tha se buxheti është politik, dhe kanë kundërshtime. /Gazeta Sinjali/