Kryetati i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur njoftimin për riorientimin e trafikut në kryeqytet.
Përmes profilit të tij në facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se një gjë e tillë do të ndodhë tek rrethi i madh në Lakrishtë, që lidhet me Fushë Kosovë.
“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina” ka bërë të ditur Ahmeti duke prezantuar edhe skicën me drejtimin e komunikacionit me rrugët përreth./Sinjali/