image Rinumërohen 69 për qind e vendvotimeve

Kosovë

Zgjedhjet/ Rinumërohen 69 për qind e vendvotimeve

news image

Deri më tani janë rinumëruar rreth 69% e vendvotimeve, kanë mbetur edhe 438 vendvotime.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Në ditë e tetë (e mërkurë) janë rinumëruar 128 vendvotime. Pra deri më tani janë rinumëruar 969 vendvotime apo rreth 69%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 438 vendvotime”, tha Elezi për Gazetën Sinjali.

Procesi i rinumërimit pritet të përfundojë javën e ardhshme. /Gazeta Sinjali/