Anëtarët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve, që nga mëngjesi i së enjtes kanë filluar t’i rinumërojnë mbi 7% të vendvotimeve të cilat janë caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kjo si masë rregulli, në mënyrë që të mos përsëritet situata e zgjedhjeve të kaluara, ku kishin hasur ndryshime në mijëra vota të kandidatëve për deputetë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi po shkon sipas dinamikës së paraparë.
“Rinumërimi po shkon sipas dinamikës së paraparë nga KQZ. Deri në mesditë janë mbi 40 vendvotime që janë rinumëruar dhe përfshirë në platformë të rezultateve”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!