image Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve

Politikë

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të tyre: Ktyne nuk ua nin për neve

news image

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar para Qeverisë së Kosovës me moton – “Ktyne nuk ua nin për neve”.

Qindra të rinj, nga të gjitha komunat e Kosovës, janë mbledhur para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me politikat qeverisëse të cilat kanë penalizuar tej mase shumë rininë e vendit.

“Pushtetarët po pasurohen – rinia po largohet”, “Kryeministër, a je tu e pa, rinia po ikë?”, “Kryeministër, sa çifte të reja përfituan banesa me çmim të përballueshëm?”, “Pse nuk e ndërtuar stadiumin kombëtar?”, “Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së: Qeveria vepro – rinia pëso”, “Ku janë fondet për dixhitalizim”, dhe shumë parulla të tjera u shfaqën gjatë kësaj proteste, të cilat, dëshmojnë më së miri për premtimet e pambajtura të kësaj Qeverie në raport me rininë, por edhe politikave të cilat kanë dëmtuar të tashmen dhe të ardhmen e rinisë tonë”, tha kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu.

Ajo shtoi se rinia e Kosovës nuk mund të festoj, por të protestoj ndaj një Qeverie e cila nuk e ka prioritet rininë.

“Vetëm në dy vitet e fundit janë larguar rreth 100 mijë të rijnë nga Kosova. Të rinjtë në Kosovë, çdo ditë po ballafaqohen me kosto të lartë të jetesës, mungesë të infrastrukturës së nevojshme për të zhvilluar veprimtaritë e tyre, mungesë të vendeve të reja të punës etj”, ka thënë Salihu.

Prandaj, sipas saj, të rinjtë e Kosovës, sot për sot nuk kanë kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar.

“Një gjë është e vërtetë. Kjo Qeveri po dëshmon se nuk ua nin për neve. Prandaj, edhe ne, nuk kemi kurrfarë arsye për të festuar por vetëm për të protestuar”, ka përfunduar Salihu.

Kjo protestë e Rinisë Demokratike të Kosovës po zhvillohet në kuadër të “Muajit të Rinisë”, gjatë së cilit RDK ka organizuar një sërë aktivitetesh me të rijnë dhe të reja nëpër gjithë territorin e vendit.

/GazetaSinjali/