Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Rina Balaj siç duket ka gati projektin e ri muzikor.
Kështu të paktën ka lënë të kuptojë vetë artistja përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram.
“Kam qenë e heshtur për një kohë… tash koha jem ka ardh”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, transmeton Sinjali.
Artistja nuk ka treguar se për çfarë konkretisht po bëhet fjalë, mirëpo fansat kanë aluduar për një këngë të re.
Rina krahas mbrëmjeve të shumta muzikore është duke e shijuar edhe suksesin e këngës së fundit “Ideal” që është në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/