Artistja kosovare, Rina Balaj është në përgatitje të një bashkëpunimi të ri muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.
Bashkëpunimi do të jetë me të dashurin e saj Agustin Gega, i njohur me emrin Sin Boy.
Këtë bashkëpunim këngëtarja e ka paralajmëruar- përmes një postimi në Instagram.
“Kënga e re, kur?”, ka shkruar Rina krahas fotografisë, në të cilën shfaqet pranë Sin Boy.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë për Rinën dhe Sin Boy. Për çiftin ky do të jetë bashkëpunimi i tretë i publikuar me videoklip, pas këngëve “Gigi” dhe “Meredith”. /Gazeta Sinjali/