Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare Rina Balaj, ka filluar pushimet verore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.
Së fundmi në Instagram, Rina ka publikuar një fotografi ku shfaqet tejet tërheqëse në bikini dhe pa grim. E këtë imazh ajo ka zgjedhur ta përshkruajë me një pjesë të këngës “200 ditë” të rockgrupit “TNT”.
“Ishte verë moj kur të paaaash”, ka shkruar Rina në fotografi, ku ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.
Kujtojmë që Rina gjatë gjithë sezonës së verës ka qenë e angazhuar me mbrëmje muzikore dhe koncerte.
Aktualisht artistja po shijon suksesin e këngës së fundit “Ideal” që është në bashkëpunim me Koston. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/