Artistët e njohur, Rina Balaj dhe Sin Boy sot festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes së tyre.
Dyshja i kanë bërë dedikim emocional njëri-tjetrit, duke bërë një ilustrim të vetes në një fotografi ku shfaqen të veshur si në ditën e martesës.
“Urime përvjetorin, dy vite”, ka qenë përshkrimi i reperit nga Greqia, ndërkohë sipër imazhit, Rina tha se ai është dhurata më e mirë dhe do të jetë e tij përgjithmonë.
Krahas kësaj, dyshja po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte të reja. /Gazeta Sinjali/