image Rikthehet pagesa në hyrje-daljet e QKUK-së

Kosovë

Rikthehet pagesa në hyrje-daljet e QKUK-së

news image

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se janë rikthyer pagesat në hyrjet dhe daljet e kësaj qendre, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e QKUK-së, thuhet se rikthimi i pagesave u bë meqë ka filluar edhe normalizimi i shërbimeve shëndetësore.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore, ka rikthyer pagesat tek laurat në hyrje-dalje. Pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK, edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Gazeta Sinjali/