image Rikthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta përpara

Fakte

Rikthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta përpara

news image

Nesër hyn në fuqi ‘ora verore’. Duke nisur nga ora 02:00 e datës 31 mars akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para.

Kjo do të bëjë që të humbasim 1 orë nga gjumi i mëngjesit, duke u zgjuar më herët. Qëllimi i ndryshimit të orës është për të përfituar sa më shumë nga energjia diellore si dhe kursimi i energjisë elektrike.

Prej dekadash, vendet e BE-së aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

Sipas disa studiuesve, koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë ​​gjatë orëve të mbrëmjes për të prodhuar melatonin dhe për të siguruar pushimin e duhur.

/GazetaSinjali/