Njësia B2 prodhuese për energji elektrike është rikthyer në funksion pas testimeve nga ekipet përkatëse.
Kështu është bërë e ditur nga stafi i KEK-ut, të cilët njoftojnë për rikthimin në funksion të Bllokut B2.
Lidhur me rifunksionalizimin e kësaj njësie prodhimi, Qeveria ka angazhuar një ekspert gjerman dhe një ish-inxhinier të pensionuar të KEK-ut.