Seriali “Game Of Thrones” do të rikthehet me një tjetër emër dhe të tjera ngjarje, që vendosen 300 vjet përpara ndodhive të trajtuara. Lajmi u komunikua nga rrjeti amerikan HBO.
Personazhet kryesore të “Game of Thrones” do të bashkohen sërish në “House of the Dragon”, nën drejtimin e George R.R Martin dhe Ryan Condal. Projekti do të bazohet në librin e dalë këtë vit, “Fire and Blood”, ku trajtohet historia e familjes Targaryen teksa janë pjesë e një lufte civile.
“Universi i “Game of Thrones” është shumë i pasur me histori. Po presim të eksplorojmë origjinën e shtëpisë Targaryen dhe ditët më të hershme të Westeros bashkë me Ryan dhe George”, është shprehur presidentja e programacionit të HBO, Case Bloys.
Sa i takon daljes në ekran të “House of Dragon”, nuk dihet ende data e sakë.