image Rikthehen pritjet në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë

Sociale

Rikthehen pritjet në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë

news image

Pas përfundimit të festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë. Tashmë kanë nisur të rriten edhe pritjet e kolonat në dalje të disa nga pikë kalimet kufitare.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shihet se pritjet më të gjata janë në dalje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares dhe Dheut të Bardhë.

Në Merdare pritjet janë deri në 25 minuta, derisa në Dheun e Bardhë deri në 20 minuta.

Por pritje e kolona nuk ka në pikat tjera kufitare.

/GazetaSinjali/