image Rikthehen Facebook, Messenger e Instagram

Aplikacione

Rikthehen Facebook, Messenger e Instagram

news image

Pas rreth 1 ore që ishin jashtë funksionit platformat Facebook, Instagram dhe Threads, janë rikthyer shërbimet e tyre.

Përdoruesit e këtyre platforma kanë hasur në probleme teknike, ku u janë mbyllur llogaritë në Facebook dhe Messenger, teksa Instagram nuk funksionon fare.

Tash për tash nuk dihet se çfarë ka shkaktuar rënien nga sistemi të Facebook-ut dhe Instagram-it, por përdoruesit e tyre po e shfrytëzojnë platformën rivale, X, që dikur njihej si Twitter, për të shprehur zemërimin e tyre.

Përveç Facebook-ut dhe Instagram-it, raportohet se as Messenger dhe Threads, po ashtu platforma të Meta-s, nuk janë duke funksionuar.

Një rënie e ngjashme nga sistemi e platformave të Meta-s kishte ndodhur më 2021, kur një problem konfigurimi kishte pamundësuar përdorimin e Facebook-ut, Instagramit dhe WhatsApp-it për disa orë.

/GazetaSinjali/