image Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ekrem Bajroviq për krime lufte

Drejtësi

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj Ekrem Bajroviq për krime lufte

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq.

Sipas vendimit të trupit gjykues, shqyrtimi është rihapur me qëllim të ri-dëgjimit të dëshmitarit Naim Elshani, i cili pritet të sqarojë disa rrethana të rëndësishme të rastit.

Seanca e paraparë për shpalljen e aktgjykimit është shtyrë dhe do të caktohet në një datë tjetër.

Në këtë rast, Bajroviq më herët ishte dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/