image Rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

Fotografi

Rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë

news image

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka njoftuar se do të rihapet për vizitorë Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë.

Me respektimin masave të rekomanduara nga Instituti i shëndetësisë IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19, Stacion-Qendra për Art Bashkëkohorë Prishtinë, rihapë ekspozitën e përhershme Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë.

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ndodhet në rruga “Henrik Bariç 23”, kompleksi i Muzeut Etnografik në Prishtinë.

Orari i vizitave: E premte – e shtunë, prej 11:00 – 14:00

Hyrja në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë është falas për të gjithë vizitorët./Gazeta Sinjali/