image Rihapen dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut

Rajon

Rihapen dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut

news image

Sot është rihapur Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Pali” në Ohër, pas më shumë se 3 muajsh pauzë, për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Fluturimet e para nga aeroporti i Shkupit do të realizohen sot paradite për në Bremen, Larnaka, Stkoholm dhe Këln, ndërsa aderimet e para janë nga Stambolli i Turqisë.

Nga aeroporti “Shën Pali” në Ohër, këtë pasdite do të ketë aderime nga Cyrihu dhe Milano, ndërsa fluturimet nga ky aeoport do të fillojnë nga 5 korriku.

Të dy aeroportet janë të obliguara të zbatojnë protokole të reja sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Për shkak të protokolleve të reja për punë, udhëtarëve u rekomandohet që të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para kohës për nisje, që të kenë kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar procedurat.

Nga TAV Maqedoni thonë se sipas masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi udhëtarët detyrimisht duhet t’i respektojnë tre rregulla – vazhdimisht të mbajnë maska , vazhdimisht të mbajnë distancë dhe nivel të lartë të higjienës.

Sipas protokolleve, ndalohet që qytetarët të ulen afër njëri tjetrit në zonat për nisje (Departures), arritje (Arrivals) dhe dalje (gates). Prandaj në atë vende ulëset janë të shënuara që të mbahet distancë fizike./Gazeta Sinjali/