image Rihanna publikon një video, muzika e ish të dashuri dëgjohet në prapavijë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Rihanna publikon një video, muzika e ish të dashuri dëgjohet në prapavijë

news image

Këngëtarja shumë e përfolur me famë botërore Rihanna, së fundmi ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku në prapavijë dëgjohet kënga e ish të dashurit të saj Chris Brown.

Fansat e artistes nuk janë ndarë aspak të kënaqur me veprimin që ka bërë ajo, kështu duke thënë se nuk do ta ripostojnë videon për shkak të muzikës së rep-artistit, transmeton Gazeta Sinjali.

Marrëdhënia e të dy artistëve kohëve të fundit ka qenë shumë e çuditshme, pasi që rep-artisti në çdo fotografi që publikonte Rihanna, tentonte të flirtonte me të.

Kujtojmë që gati para 10 vjetëve, Chris Brown është arrestuar për dhunë fizike që kishte ushtruar atë kohë ndaj të dashurës, Rihannës. Ky incident ka lënë një markë tejet të madhe në karrierën e rep-artistit, ku shumë prej punës së tij u bojkotua.

Prandaj nuk është befasi që shumë fansa të këngëtares janë shprehur të dëshpëruar me këtë video, madje disa prej tyre i bënë thirrje asaj që ta fshinte atë./Gazeta Sinjali/