image Rihanna, gati për t’u rikthyer në skenë

Muzikë

Showbiz/ Rihanna, gati për t’u rikthyer në skenë

news image

Këngëtarja e famshme Rihanna, është gati për t’u rikthyer me një këngë të re dhe fansat nuk po e mbajnë dot entuziazmin.

Kënga e re mendohet se titullohet “Private Loving” dhe është shkruar nga vetë ajo. Nëse zërat janë të vërtetë, kjo do të jetë kënga e parë solo që Riri këndon që prej  vitit 2016. 

Albumi i ri do të vijë shpejt, pavarësisht se nuk dihet ende data e publikimit. Ndërkohë, Rihanna po shijon suksesin e projekteve të saj në kozmetikë apo në linjën e veshjeve që mbajnë firmën e saj.