Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka reaguar pas ri-emërimit të Arben Vitisë si ministër i Shëndetësisë.
Deputeti i LDK-së në profilin e tij ka shkruar se: ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.
“Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim”, ka shkruar ish ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në profilin e tij Facebook.