image Richard Grenell kundër reciprocitetit ndaj Serbisë - Sinjali

Taksa/ Richard Grenell kundër reciprocitetit ndaj Serbisë

news image

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, tha se është kundër masave të reciprocitetit, që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka paralajmëruar kundër Serbisë.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”, citohet të ketë thënë Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Teksa kujtojmë se gjatë javës së kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se taksa do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë.

Kosova në nëntor të vitit 2018 u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin