image Dalin rezultatet e të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë testuar për Covid-19

Kosovë

Pandemia/ Dalin rezultatet e të gjithë zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë testuar për Covid-19

news image

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se pasi një zyrtar i këtij dikasteri u testua pozitiv me Covid-19 me datën 11 maj, të gjithë personat që kishin kontakt me të janë testuar dhe kanë dalë negativ.

Po ashtu, Ministria e Drejtësisë bën të ditur se zyrtari i prekur me Covid-19 dhe familja e tij janë në gjendje stabile.

“Ministria Drejtësisë ju njofton se gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19. Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19”, thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu, MD informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike./GazetaSinjali/