image Rezultatet e votimit në gjysmëfinalen e Eurovizionit – Besa e parafundit në listën e rezultateve

Muzikë

Rezultatet e votimit në gjysmëfinalen e Eurovizionit – Besa e parafundit në listën e rezultateve

news image

 “Eurovision 2024”  përfundoi të shtunën që lamë pas, mirëpo, tashmë janë zbuluar edhe rezultatet e plota nga gjysmëfinalet, të cilat kanë treguar një panoramë më të gjerë të preferencave të publikut.

Shqipëria, e cila në gjysmëfinalen e dytë u përfaqësua nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e ndonëse pritshmëritë ishin të larta ajo nuk ja doli të kualifikohej për më tutje.

Besa dhe kënga “Titan” nuk arritën të përmbushin pritjet dhe të grumbullojnë votat e nevojshme për të shkuar përpara, duke përfunduar në vendin e 15-të nga 16 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e dytë.

Finalisti i ketij edicioni të mbajtur në Suedi ishte përfaqësuesi I Zvicrës, Nemo, me këngën “The Code”. Vendin e dytë e zuri Kroacia, ndërsa, në të tretin u radhit Ukraina.

/GazetaSinjali/