Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesimin e rezultateve preliminare edhe për komunën e Prishtinës, ku janë publikuar të dhënat e para nga numërimi fillestar i votave.
Sipas përditësimit të sistemit në orën 19:44, në kryeqytet janë procesuar 4 nga gjithsej 262 vendvotime, që përbëjnë rreth 1.53% të totalit.
Në këto kuti të para të numëruara, nga gjithsej 451 vota të përfshira në procesim, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është në epërsi me 48.06% ose 211 vota.
Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 33.71% ose 148 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 14.58% ose 64 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) aktualisht ka 1.82% ose 8 vota në këto rezultate fillestare.
KQZ pritet të vazhdojë përditësimin e rezultateve gjatë orëve në vijim, teksa procesi i numërimit po vazhdon në të gjithë vendvotimet e Prishtinës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!