image Rexhep Selimi tregon skemën si duhet të largohet Lumezi

Kosovë

Rexhep Selimi tregon skemën si duhet të largohet Lumezi

news image

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për sistemin e drejtësisë që do të funksionojë nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Ai ka folur për frazën që Kurti e përdortë në fushatë se duhet të shkojë “Lumezi dhe të kthehet Elezi”.

Ai ka thënë se vazhdon të besojë se duhet të shkojë Lumezi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë mendoj se duhet të shkojë Lumezi dhe mendoj që padrejtësisht është larguar Elezi. Pra duhet një korrigjim që duhet me mekanizma të veçantë ta bëjnë këtë”.

“Këtë nuk mund ta bëjë kryeministri me një urdhëresë, por kushtet e tilla dhe rrethanat duhet ta krijojnë një gjë të tillë. Ka shumë Lumeza që duhet të ikin”, ka deklaruar Selimi në rtv Dukagjini.

Më tutje ai ka thënë se kjo çështje mund të kryhet duke i respektuar secili detyrat e veta që nga kryeministri e deri tek ministrat.

“Ne i kryejmë detyrat tona dhe secili ministër ta bëjë punën e vetë në këtë mënyrë. Nuk ndodhë mrekullia në ditën e parë, por fillon ndryshimi sepse e dimë që kemi shumë punë dhe nuk bëhen vetëm brenda dite”, ka deklaruar Selimi./Gazeta Sinjali/