image Rexhep Selimi tregon se a u vra Behajdin Allaqi nga UÇK-ja

Deklaratë/ Rexhep Selimi tregon se a u vra Behajdin Allaqi nga UÇK-ja

news image

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur poshtë çdo pretendim se Behajdin Allaqi është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Ai ka thënë se UÇK-ja nuk do ta vriste kurrë një person të tillë.

“Nuk e ka vra UÇK-ja dhe nuk do ta vriste kurrë një njeri të tillë”, ka deklaruar Selimi për RTV Dukagjini.

Por gjatë intervistës ai ka pranuar se është intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale për një rast të vitit 1998, pikërisht në kohën kur ishte zhdukur Behajdin Allaqi.

“Nuk mund të flas më shumë për këtë proces. Kam folur para hetuesve për rastin që isha ftuar dhe për veten”, ka deklaruar Selimi.

Ai po ashtu ka thënë se rasti për të cilin është intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale nuk rëndojnë mbi të.

“Konstatoj edhe një herë ku jam i ftuar për një rast, nuk është një rast që peshon shumë mbi mua, por që po më pyesni për raste të veçanta. Unë nuk jam ftuar dhe intervistuar për raste të pasluftës. Madje, nuk e di as se a i trajton rastet e pasluftës apo jo”, ka deklaruar Selimi.

Allaqi ishte zhdukur në mënyrë misterioze në qershor të vitit 1998, ndërsa rasti i tij nuk është zbardhur asnjëherë./Gazeta Sinjali/