image Rexhep Selimi tregon se a është takuar Albin Kurti në banesë private me Hashim Thaçin

Deklaratë/ Rexhep Selimi tregon se a është takuar Albin Kurti në banesë private me Hashim Thaçin

news image

Rexhep Selimi nga radhët e Lëvizës Vetëvendosje, ka mohuar kategorikisht se Albin Kurti është takuar me Hashim Thaçin në një banesë private, siç kishte pretenduar Fatmir Limaj.

Ai ka thënë se Limaj ka spekuluar me një deklaratë të tillë dhe nuk e ka të qartë përse e ka bërë një gjë të tillë, kur sipas tij Limaj e di se nuk është e vërtetë.

“Absolutisht është spekulim dhe nuk e di përse Limaj e ka vënë vetën në pozitë të tillë”, ka deklaruar Selimi në RTV Dukagjini.

“Kam informata që është zhvilluar një takim mes Hashim Thaçit e Albin Kurtit”, kishte deklaruar Limaj./Gazeta Sinjali/