Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka mohuar kategorikisht pretendimet e Ramush Haradinajt se ai është ftuar nga Gjykata Speciale. Madje Haradinaj kishte thënë se Selimi ka kënduar para gjykatësve të Speciales.
“Dua të informojë të gjithë se deri më sot kurrë nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale. Një luftëtar të jetë dëshmitar i Gjykatës speciale është turp”, ka deklaruar ai në T7.
Ai më tutje ka thënë se nëse do të pranonte një ftesë nga Gjykata Speciale do ta bënte publike.
“Në momentin e parë që do të pranoja një ftesë të tillë do ta bëja publike. Po e them që një luftëtar të ftohet në fshehtësi është turp”, ka deklaruar ai.
Selimi i është kundërpërgjigjur, po ashtu akuzave të Haradiajt.
“Kohen e fundit unë nuk e kuptoj Ramush Haradinajn dhe nuk është hera e parë”.
“Unë dua të them që diçka që Ramushi e din që është rren dhe ai e din burimin e rrenës. Unë po habitem se si i beson”, ka deklaruar ai.
Selimi ka thënë se burimi i kësaj gënjeshtre është Hashim Thaçi, për çka sipas tij, ai e din arsyen e kësaj gënjeshtre nga presidenti i vendit.
“Burim i kësaj rrene është Hashim Thaçin, unë e kuptoj se ku i dhemb atij, por nuk e kuptoj Ramushin se përse vazhdon me e përsëritë atë rren. Dua të informojë të gjithë se deri më sot kurrë nuk jam ftuar nga Gjykata Speciale. Një luftëtar të jetë dëshmitar i Gjykatës speciale është turp”, ka thënë Selimi./Sinjali/