image Selimi: Janë dy mundësi për koalicion, PDK dhe LDK

Kosovë

Politikë/ Selimi: Janë dy mundësi për koalicion, PDK dhe LDK

news image

Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, po thotë se qeveria më e mirë për vendin do të ishte qeverisja nga VV me mbi 50% të votave, por thekson se një gjë e tillë është vështirë e mundshme.

Ai thotë se koalicionet janë të pashmangshme për t’u krijuar qeveria e ardhshme dhe se në një situatë të tillë janë dy opsione – koalicioni i VV-së me LDK-në apo me PDK-në. Thotë se në këtë mes zgjidhet koalicioni me LDK-në.

“Nuk më pengon, madje mendoj se është i nevojshëm për kauza dhe kohë. Qeveria më e mirë do të ishte VV mbi 50%, por e dimë situatën. Prandaj është i domosdoshëm koalicioni.

Unë mendoj se janë vetëm dy zgjidhje, koalicioni me LDK-në dhe koalicioni me PDK-në, normalisht që zgjidhet koalicioni me LDK-në”, ka deklaruar Selimi në T7.

Ai ka mohuar kategorikisht koalicionin e mundshëm me AAK-në dhe PSD-në. Thotë se VV nuk mund të bëjë koalicion me një qeveri që ka ‘luftuar’ për ta rrëzuar.

“Nuk mbërrijnë (fitoren) dhe mendoj që nuk janë raportet. Nuk mund të bëjmë koalicione me qeverinë që e kemi rrëzuar”, ka deklaruar Selimi./Sinjali/